Site icon Telegrafi

Politikani kanadez fotografon gruan nga dritarja duke pastruar rrugët me borë në minus 18 gradë, postimi i tij nxit reagime  

Një politikan kanadez ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, pasi që nga dritarja fotografoi gruan e tij duke pastruar rrugët e mbuluara më borë.

Për të qenë më interesant rrëfimi, fotografinë e shpërndau në Twitter me mbishkrim duke e lavdëruar gruan e tij, transmeton Telegrafi.

Por nga postimi i John Reyes janë mbledhur mbi 45 mijë pëlqime, por edhe një numër i madh reagimesh që nuk ishte pozitive.

“Pasi që i kaloi 12 orë në ndërrimin e natës, gruaja ime ka forcë që të pastrojë rrugët e mbuluara më borë. Zoti e bekoftë”, ka shkruar John duke shtuar se po ia përgatit darkën.

Gjykuar nga fotografia, Reyes e shkrepi fotografinë nga dritarja e shtëpisë, e sipas mediave lokale temperaturat këto ditë në Winnipeg kanë arritur deri në minus 18 gradë celsius. /Telegrafi/

 

Exit mobile version