Telegrafi

Politikani indian i cili pretendoi se balta parandalon coronavirusin, rezultoi pozitiv me sëmundjen

Një politikan indian i cili pretendoi se balta ndihmon në parandalimin e coronavirusit, ka rezultuar pozitiv me sëmundjen e COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sukhbir Singh Jaunpuria, një udhëheqës i rajonit Rajasthan ishte në mesin e liderëve të tjerë në Indi që kishin rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës më 14 shtator.

Jaunpuria një muaj më parë kishte ndarë një video në Facebook, ku ishte ‘zhytur’ në një pellg balte.

“Dilni në shi, shtrihuni në baltë, punoni në fermë. Dikush fiton imuniteti nga zbatimi i këtyre ‘terapive’”, pati shkruar ai.

Lajmi për diagnozën e tij vjen pasi numri i të prekurve në Indi, u rrit në pesë milionë, pasi vetëm të mërkurën vendi raportoi 97 mijë të prekur, rritja më e lartë ditore e shënuar ndonjëherë në botë.