Telegrafi

Politikani filipinas vritet me snajper, turma që ishin afër tij pushtohen nga paniku (Video, +18)

Kryetari i komunës Tanuan në Filipine, është vrarë me snajper gjatë një ceremonie para objektit të komunës, raportojnë mediat botërore.

Antonio Halili kishte fituar epitetin e kryetarit kontrovers të komunës, për shkak se dilerët e arrestuar të drogës i detyronte të bënin parada nëpër rrugët e qytetit, transmeton Telegrafi.

Ai është vrarë me një plumb në gjoks, kurse policia është vënë pas snajperistit që e ka qëlluar. Në internet janë shfaqur pamjet e para që tregojnë vrasjen e tij, dhe masa që pushtohet më pas nga paniku.

Në video Halil shihet së bashku me zyrtarë tjerë komunal, që merrnin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit para ndërtesës së komunës. /Telegrafi/