Guvernatori i Kano në Nigeri, Abdullahi Ganduje, është akuzuar shpesh se fle gjatë ceremonive publike.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo atij së fundmi i ka ndodhur edhe gjatë festimit të Ditës së 1 Majit në ndërtesën qeveritare të Kano.
Abdulahi thekson se kundërshtarët e tij politikë nuk po mund ta dallojnë se kur ai është në gjumë dhe se kur ai thjesht pretendon se është në gjumë.
“Kundërshtarët e mi gjithmonë ankohen se unë fle në ngjarje publike, por unë dua që ata të dallojnë këto dy gjëra”, citohet të ketë thënë Abdulahi. /Telegrafi/