Telegrafi

Politikani britanik, Corbyn nuk i reziston Pamela Andersonit

Jeremy Corbyn po akuzohet se e ka ngacmuar seksualisht Pamela Andersonin në një shou të drejtpërdrejtë televiziv.

Bukuroshja amerikane dukej mjaft elegante e veshur në një fustan të bardhë me pika të zeza gjersa u shfaq në “Good Evening Britain”.

Dhe dukej se lideri i Punës ishte një tifoz i Andersonit – pasi u fotografua duke i shikuar gjinjtë të aktores.

Shfrytëzuesit e mediave sociale ishin të shpejtë në reagimin e tyre reaguar duke publikuar fotografi.

Corbyn nuk ishte i vetmi panelist që ka nxitur reagime në internet pasi që Danny Dyer ka zemëruar teleshikuesit pasi që e quajti ish-kryeministrin David Cameron ‘kafshë’.

Ndryshe, Pamela është duke shijuar jetën private në dashuri me futbollistin francez të Marseilles, Adil Ramit.

Yllin e filmit ‘Baywatch’ mund ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike gjatë këtij vitit kalendarik. /Telegrafi/