Telegrafi

‘Politikanët të mos luftojnë vetëm për para dhe për pushtet!’ (Video)

Një partizan, shkupjan 93 vjeçar, në bisedë me ekipin e CIVIL Media, u dërgoi porosi politikanëve të Maqedonisë, të ulen, të bisedojnë dhe ta ruajnë Maqedoninë për të cilën kanë luftuar ai dhe shokët e tij.

Luftëtari i vetmuar i LNÇ-së u ankua se njerëzit janë të pangopur dhe se, edhe pse ka disa dekorata – “askush nuk më pyet sesi jam, çfarë kam..Jam i vetmuar, në katër mure…”, thotë ai.

“Politikanët të ulen, të merren vesh dhe të shqetësohen që së paku këtë pjesë të Maqedonisë ta ruajnë e të mos luftojnë kundër njëri-tjetrit për pushtet dhe për para. Njeriu sa më shumë që ka, aq më shumë kërkon. Kam 93-vjeç, askush nuk erdhi të më pyet si jam dhe ku jam dhe si jetoj”, shprehet i moshuari. /Telegrafi/