Site icon Telegrafi

Politikanët pro-rus në Serbi ngrejnë aktakuzë ndaj Vuçiqit për Kosovën

Një grup politikanësh pro-rus në Serbi, përfshirë akademikun Kosta Çavoshki, Milo Lompar, Dejan Miroviq, Marko Jaksiq, Dragana Trifkoviq dhe disa të tjerë, kanë ngritur kallëzim penal kundër presidentit Aleksandar Vuçiq, për gjoja rrezikimin e rendit kushtetues dhe integritetit të vendit.

Aktakuza tregon se, Vuçiq me deklaratën e tij se është për një demarkacion midis shtetit serb dhe Kosovës, rrezikon rendin kushtetues dhe integritetin e shtetit të Serbisë, shkruan Danas, përcjell Telegrafi.

Dorëzuesit e këtij kallëzimi thonë se, ata e parashtrojnë këtë në interes të përgjithshëm ndaj qytetarëve serb.

Ata kërkojnë nga autoritetet kompetente veprim të menjëhershëm për të nisur hetimet.

Sipas padisë, Vuçiq nga pozita e presidentit të Serbisë, ka ofruar idenë e tij private “për gjoja zgjidhjen e problemit të Kosovës përmes demarkacionit dhe shkëmbimit të territorëve te autoritetet në Prishtinë, me një shpërdorim të dukshëm të pushtetit”. /Telegrafi/

Exit mobile version