Site icon Telegrafi

Politikanët në Maqedoni urojnë muajin e Ramazanit

Politikanët në Maqedoni ma rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit kanë uruar qytetarët e besimit Islam në vend.

Menduh Thaçi:

“Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet dhe agjërim të lehtë. Uroj që ky muaj t’ju sjellë paqe dhe harmoni në familjet tuaja”

Ziadin Sela:

“Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve të besimit islam, u uroj agjërim të lehtë, e njëkohësisht ta kalojnë këtë muaj të bekuar në paqe dhe pranë familjeve të tyre!
Ky muaj i shenjtë na kujton një vlerë shumë të madhe, që ne, herë pas here e harrojmë. Është sensi i sakrificës. Sakrifica është kryefjala e vlerave në aspektin e besimit universal, ëndrrave personale dhe aspiratave kolektive. Uroj që ky muaj feste, mes sakrificës së përditshme, të na sjellë paqen dhe tolerancën mes nesh!”

Vesel Memedi:

“Sot filluam me muajin e bekuar të Ramazanit. Ky muaj i adhurimit, mëshirës dhe pendimit, na mundëson që të dëshmojmë përkushtimin tonë për pastërti shpirtërore, humanitet, solidaritet, ndershmëri, tolerancë dhe dashuri. Ky muaj le të jetë një intervenim hyjnorë që do të largojë barrën tuaj, ndriçoj errësirën, dhe lehtësoj dhembjen tuaj dhe të na shërbejë ky muaj si një inspirim për sinqeritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njëri-tjetrit. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të RDK-së t’ju uroj mbarë besimtarëve mysliman agjërim të lehtë, mbarësi e begati!”

Zoran Zaev:

“Uroj fillimin e muajit të Ramazanit për këtë vit, të gjithë qytetarëve të besimit Islam. Uroj që Muaji i Shenjtë i Ramazanit të sjell paqe personale dhe harmoni familjare. Do të vazhdojë së bashku të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Presidenti Gjorge Ivanov uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
Exit mobile version