Site icon Telegrafi

Politikanët kanadezë shëtisin me këpucë rozë me take të larta

Në internet është shpërndarë videoja e politikanëve kanadezë, që në seancën e Parlamentit janë shfaqur me këpucë rozë me taka.

Në fakt, siç raportojnë mediat e atjeshme në parlamentin kanadez këtë e bën në kuadër në eventit “shpresat në taket e larta”, që sponsoron një strehë të grave në Ontario, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave, transmeton Telegrafi.

“Dhuna mbi gratë akoma është prezentë në shoqërinë tonë”, ka shkruar ministri kanadez i Komunikacionit, Omar Alghabra në Twitter, duke publikuar videon e ngjarjes.

“Shpresat në take të larta është një event që rrit ndërgjegjësimin për dhunën ndaj grave, të njëjtën kohë inkurajon burrat dhe djemtë të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit. Kemi mbathur këpucët e tyre rozë si shenjë mbështetje”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version