Site icon Telegrafi

Politikanët gjermanë provokojnë sërish: “Erdogan, Kumbar i terrorizmit, ndjek politikën e jashtme të Hitlerit”!

Një përfaqësuese e Bundestagut gjerman ka kritikuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke e quajtur atë një “Kumbarë të terrorizmit” dhe duke e akuzuar atë për ndjekjen e një politikë të jashtme si të Rajhut të Tretë.

“Prioritetet e politikës së jashtme të Turqisë… të kujton atë të Rajhut të Tretë”, citohet të ketë thënë Sahra Wagenknecht, kreu i fraksionit të majtë parlamentar, duke folur para deputetëve të tjerë në Bundestag.

“Domethënë, ai kërkon për të instaluar minoritetet [turke] në vende të tjera, për të ndjekur vetë politikën e dhunës me bazë [në Turqi], gjeopolitikat e veta, si dhe politikën e vet të shtypjes atje”.

Ajo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjithashtu iu referua presidentit turk, si një “Kumbarë të terrorizmit”.

Lexo po ashtu Erdogan paralajmëron evropianët: Nuk do të ecni të sigurt në rrugë, nëse nuk ndryshoni qëndrimin ndaj Turqisë

“Kjo është një thirrje për terrorizëm. Këtu flet një terrorist, nuk është ndryshe”, citohet të ketë thënë më tej Wagenknecht.

Wagenknecht ka adresuar vërejtjet e fundit ndaj Erdoganit, i cili javën e kaluar kërcënoi se evropianët në të gjithë botën nuk do të jenë në gjendje të ecin në rrugë të sigurt, nëse ata mbajnë qëndrimin e tyre aktual ndaj Turqisë.

Lexo po ashtu Erdogan refuzon të fotografohet me gazetarët e Bosnjës, shkak cigarja! (Video)

Në fillim të marsit, autoritetet gjermane u tërhoqën lejen për një numër tubimesh pro-Erdogan në Gjermani, në mbështetje të referendumit me anë të të cilit pritet zgjerimi i kompetencave presidenciale.

Në shenjë “hakmarrjeje”, Erdogan sulmoi Gjermaninë, duke e krahasuar politikën e saj si “naziste”. /Telegrafi/

Exit mobile version