Site icon Telegrafi

Politikanët e trashë janë më të popullarizuar

Ky hulumtim, i drejtuar nga dr. Elizabeth Miller, ka treguar tendencën e elektoratit në shtetet perëndimore që votat e tyre t’ua japin politikanëve korpulentë.

Pamja fizike, sipas këtij studimi, i jep peshë shumë më të madhe një politikani sesa që mendojnë sociologët dhe kandidatët politikë, ka thënë dr.Miller.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 120 vullnetarë, detyra e të cilëve ishte të deklarohen për disa politikanë fiktivë – fotografitë e të cilëve janë retushuar.

Politikanët kishin marrë 10% më shumë vota në fotografitë ku ishin paraqitur korpulentë dhe me peshë me të madhe sesa në fotografitë reale të tyre.

Miller shpjegon se, sipas gjykimit të shoqërisë perëndimore, një person i trashë karakterizohet si më i ndershëm dhe më i besueshëm sesa një person vital. /Telegrafi/
 

Exit mobile version