Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot dërgoi letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me pikëllim të madh e pranova lajmin e hidhur për ndërrimin jetë të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi. Ndarja e hershme nga jeta e mjekut, politikanit, personalitetit të shquar i cili me përkushtimin e tij për demokracinë dhe lirinë la gjurma të pashlyeshme është një humbje e madhe dhe mungesa e tij do të ndjehet. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Prehu në paqe, i nderuar!”, thotë Xhaferi në letër ngushëllimin.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shprehur ngushëllimet për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi.
”Miku im, Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i Kosovës, sot ka ndëruar jetë duke lënë këtë botë, familjën, Kosovën dhe miqtë e tij kaq herët, kaq shpejt. Do ti kujtoj virtytet e tija me mall, ndërsa kontributi i tij për Kosovën e sotme do të mbetet i pashlyeshëm. Bashkëndjej me familjen Rexhepi dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Ahmeti.
Zëvendëskryeministri i RM-së, Hazbi Lika përmes së ngushëllimit keqardhjen e tij për vdekjen e kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Bjram Rexhepi.
‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta e kryeministrit të parë dhe veprimtarit të dalluar të Kosovës”, Bajram Rexhepi. /Telegrafi/