Emra të politikanëve, biznesmenëve dhe kompanive të njohura u gjetën në listën e neto borxhlinjve të NLB Tutunska bankës. Asambleja e Bankës është në proces të miratimit të listës së neto borxhlinjve të aprovuar nga ana e Këshillit mbikëqyrës (neni 86, paragrafi 1 т.14 nga Ligji për bankat), njofton Telegrafi Maqedoni.
„Banka popullore e Republikës së Maqedonisë e përcakton metodologjinë për përcaktimin e neto debitorëve, sipas të cilës neto debitor është person fizik, obligimet vjetore mesatare e të cilit ndaj bankës janë më të mëdha nga kërkesat dhe investimet e tij në bankë, ose personi fizik që është përfaqësues ose në cilëndo mënyrë tjetër është i ndërlidhur me personin fizik ndaj të cilit neto ekspozimi i bankës është më i madhe se 1% nga mjetet vetanake të bankës“, thuhet në arsyetimit që e ka publikuar banka në ueb faqen e saj. Neto-ekspozim i bankës ndaj personit fizik, ekziston kur kërkesat dhe investimet mesatare vjetore të bankës për personin fizik janë më të mëdha nga obligimet mesatare vjetore të bankës ndaj personit fizik, përfshi edhe mjetet e investuara në kapitalin e bankës./Telegrafi/