‘Së bashku deri në politika për zhvillim rural’ është titulli i takimit të sotëm që e organizon projekti ‘Parlamenti kombëtar rural si zë i popullatës rurale-PKR’, dedikuar për organizatat qytetare nga Rajoni planor juglindor, të cilat aktivisht punojnë në fushën e zhvillimit rural, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është takimi i dytë nga gjithsej tetë të planifikuarit të cilat duhet të mbahen në periudhën maj-qershor në secilin nga rajonet planor të Maqedonisë që të identifikohen organizatat aktive qytetare dhe të fitojnë mundësi për këmbim të përvojave dhe ideve për përfshirje të tyre më të madhe në krijimin e politikave të krijuara me zhvillim rural, njofton AIM.
PKR filloi të zbatohet në mars të këtij viti, ndërsa do të zgjat 30 muaj. Qëllimi është ta përforcojë ndikimin e shoqërisë qytetare mbi politikat lokale dhe kombëtare lidhur me zhvillimin rural, përmes rritjes së kapacitetit të organizatave qytetare rurale për rrjetëzim dhe përfaqësim. /Telegrafi/