Edi Rama e ka konsideruar si një hap që duhet përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Shyqyr që Parlamenti Evropian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Evropa ka kaq vjet që cenon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!” shprehet kryeministri.
Po ashtu, kryeministri Rama thekson se “Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”.
Basha: Votimi i PE për lëvizjen pa viza, mbështetje e qartë për Kosovën
“Përshëndes votimin e Parlamentit Evropian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE”, deklaron kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha .
Po ashtu, Basha shton se “ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”. /Telegrafi/