Telegrafi

Politika ruse ka probleme edhe me Simpsonët (Video)

Bloger rus i cili luajti Pokemon Go në telefonin e tij teksa ishte në Kishën Orthodokse në Yekaterinburg, u shpall fajtor për disa akuza, përfshirë atë të nxitjes së urrejtjes fetare dhe të mungesës së respektit për lirinë themelore të fesë.

Ruslan Sokolovsky, i cili në YouTube e vuri videon teksa luante, dënohet me tre vjet e gjysmë burg. Për këtë arsye, një televizion rus ka vendosur të mos e shfaq një episod të ri të serialit kult “The Simpsons”, ku Homeri po ashtu në kishë luan Pokemon Go, transmeton Telegrafi.

Ky film i vizatuar amerikan disa herë ka parodizuar realitetin rus. Ndërkaq, Rusia ndonëse e ka kritikuar për “dhunë”, për “propagandë të sjelljes sociale” dhe “shfaqje të familjeve të çrregullta”, ka dështuar në tentimet për ta ndaluar. Kështu, më 2008 një gjyq kërkoi ndërprerjen e transmetimeve të këtij seriali, mirëpo vendimi u ndërpre pas protestave.

Më poshtë mund të shihni disa raste të Simpsonëve që ngacmojnë politikën ruse. /Telegrafi/

KTHIMI I BRSS-SË DHE NGRITJA E LENINIT NGA TË VDEKURIT

LISA HUMBUR NË LAGJEN E TMERRSHME RUSE

GEORG BUSHI DHE MIKU I TIJ MIKHAIL GORBACHEV

TESTI I ALKOOLIT QË BAZOHET NË PROBLEMET E BORIS JELCINIT ME PIJE

PUTINI “TOPLESS” NË KALË