Site icon Telegrafi

“Politika nxit tensione dhe ndarje mes popullit në Maqedoni”

Partitë në pushtet me qëllim që t’i shmangen përgjegjësisë para Speciales për veprat e kryera tentojnë të nxisin tensione, ndarje dhe protesta. Analistët vlerësojnë se populli i ka mësuar leksionet e tyre dhe nuk do të bien në këto provokime.

“Mes qytetarëve në Maqedoni nuk ka urrejtje dhe ndarje ekziston dialog, ekziston gatishmëri për bashkëjetesë, por ata që duhen të ikin nga drejtësia për përgjegjësin që e kanë për krimin për mashtrimet zgjedhore për keqpërdorimet mundohem të bëjnë aq sa munden ndarje, dhunë por edhe luftë mund të bëjnë vetëm që të ikin nga përgjegjësia, megjithatë janë lexuar të gjitha strukturat dhe librat dhe kanë ngelur edhe pak ku do të marrin fund këtë ndarje dhe urrejtje”, deklaroi Xhabir Deralla nga qendra për liri “Civil”.

Profesori universitar Lupço Ristovski vlerëson se tani kur VMRO DPMNE dhe BDI kanë humbur pushtetin mundohen që nëpërmjet kërkesave etnike dhe nacionaliste të ndihmojnë njëri tjetrin në ruajtjen e shumicës.

Për dallim nga ditët tjera, protestat e sotme kundër platformës shqiptare u mbajtën në formën e parakalimit me biçikleta nëpër rrugët e Shkupit.

Exit mobile version