Qytetarët dhe OJQ “Polis” në Lipjan, kanë kritikuar komunën që korniza afatmesme buxhetore 2017-2019 nuk ka dalë në diskutim publik para se ajo të miratohej nga këshilltarët e KK-së.
Sipas ligjeve për vetëqeverisje lokale Komiteti për Politik e Financa (KPF) duhet ta rekomandojë Kuvendin Komunal (KK) që ta hedhë në diskutim publik prej më shumë se 14 ditësh kornizën afatmesme buxhetore dhe të merren parasysh kërkesat e qytetarëve, mirëpo procedurat e konsultimit publik nuk janë përfillur nga komuna e Lipjanit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Fatlum Ramadani, banor nga fshati Gadime, është ankuar se po përballen e mungesë të infrastrukturës rrugore, ndërkaq komuna nuk po i shqyrton kërkesat e banorëve dhe nuk po mban debate me qytetarë. /Telegrafi/