Site icon Telegrafi

POLIP – Katër ditë festë poezie në Prishtinë

POLIP do të jetë një festival ndërkombëtar i poezisë dhe do të sjellë në Prishtinë poetë të rinj nga Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe shtetet tjera, për t’i prezantuar tekstet e tyre dhe për të diskutuar rreth punës së tyre artistike.

Sipas organizatorëve, kjo ngjarje do t´u japë rastin për prezantim ´zërave të rinj në gjuhë të ndryshme, duke shpalosur meloditë, muzikalitetin dhe ritmet e tyre specifike´.

“POLIP nuk organizon vetëm lexime, por edhe një program të posaçëm të koncerteve, poezive në rrugë, punëtorive të përkthimit dhe të shkrimit të poezisë, diskutime e debate mbi rrjetet e letërsisë si dhe praktikë përkthimi“, thuhet më tej në njoftimin për media të lëshuar nga Qendra Multimedia.

Drejtorë artistikë të këtij edicioni të POLIP-it janë Lucia Zimmermann dhe Jeton Neziraj, të cilët po ashtu do moderojnë debatet dhe leximet së bashku me Shkëlzen Maliqin.

Disa nga poetët e shkrimtarët që do të marrin pjesë në POLIP janë: Luise Boege (Germani), Agron Tufa (Shqipëri), Nikola Madžirov (Maqedoni), Arben Idrizi (Kosovë), Erëmira Çitaku (Kosovë), Shpëtim Selmani (Kosovë), Mirko Božic (Bosnë dhe Hercegovinë), Mara Genschel (Gjermani), Ilir Ferra (Shqipëri,Austri), Trina Gojani (Kosovë), Ana Brnardic (Kroaci), Genc Salihu (Kosovë), Nora Prekazi (Kosovë), Sibylla Hausmann (Gjermani), Ballsor Hoxha (Kosovë), Saša Ilic (Serbi). /Telegrafi/

Exit mobile version