Këto pamje tregojnë qytetin e njohur me emrin “Semipalatinsk Test Site”, ose ndryshe “Poligoni”.
U përdor nga Bashkimi Sovjetik për të testuar bombat bërthamore dhe ndodhet në Kazakistan.
Qyteti i vogël dikur i banuar tashmë është kthyer në fantazmë, shkruan Tema.
Nga viti 1949 deri në 1989 u përdor nga sovjetikët për testimin e bombave bërthamore.
Më shumë se 450 bomba janë hedhur në harkun e 40 vjetëve.
Pasojat për banorët kanë qenë të tmerrshme, duke i detyruar të largohen.
Shumë fëmijë kanë lindur me shformime të mëdha fizike.
“Poligoni” sot është thjesht një qytet i braktisur, që kujton ditët e Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe Amerikës.