Telegrafi

Polifenolet mbrojnë trurin

Studimet janë zhvilluar në minj të cilët janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë ka marrë sasi të larta të polifenoleve dhe acideve yndyrore të pangopura në ushqim, derisa grupi tjetër ka shërbyer si kontroll.

Konsumimi i lëndëve të dobishme ushqyese ka nxitur krijimin e qelizave nervore në disa pjesë të trurit të minjve, të cilat pjesë janë të dëmtuara veçanërisht te pacientët që vuajnë nga sëmundja Alzheimer. Kjo ka dhënë shenja se këto lëndë kimike mund të përdoren si mbrojtës potencial kundër kësaj sëmundje.

Burim i pasur i polifenoleve janë çaji, vera, vaji i ullirit, kakao, frytet e ndryshme arrore, pastaj pemët dhe perimet, derisa burime më të mira të acideve të pangopura yndyrore janë mishi i peshkut dhe soja./Telegrafi/