Celeste Ayala e ka ushqyer me gji fëmijën në gjendje të rëndë, që ishte i ‘keq ushqyer dhe i papastër’, të cilin e dërguan në një spital të Buenos Aires të Argjentinës, kur ajo ishte në detyrë.
Derisa fëmija qante fuqishëm, mjekët nuk e trajtonin dhe as nuk e kontrolluan, pasi ishin të zënë me angazhime, andaj policja u kërkoi që ta ushqente me gji, transmeton Telegrafi.
Me t’i dhënë lejen, Ayala e përkëdheli fëmijën e uritur që i mbante gishtat në gojë dhe nisi t’i jepte gji, pak qaste më vonë, fëmija u qetësua dhe nisi të fle.
“Stafi i spitalin e quajtën të papastër, ndërsa ajo e puthi dhe nisi ta ushqejë”, ka shkruar kolegu saj Marcos Heredia, i cili e shpërndau fotografinë në internet.
Mësohet se ai është vëllai më i vogël i gjashtë fëmijëve, të një nëne që jeton e vetme në kushte të vështira, teksa nuk bëhen të ditura rrethanat tjera. /Telegrafi/