Telegrafi

Policja në bikini e në pushim, e shtrin për toke hajnin e xhepave (Foto)

Në Stokholm të Suedisë, një hajn i xhepave është ndaluar papritmas nga një police jashtë detyre, e cila ishte duke u rrezitur.

Mikaela Kallner ka qenë me shoqërinë e saj kur pranë tyre ka shkuar një njeri duke dashur t’i bindte për të blerë gazeta dhe revista.

Pasi ai është larguar, ajo ka ndjerë që diçka nuk është në rregull, transmeton Telegrafi.

Përvoja që ka marrë që 11 vite në Polici, nuk e ka zhgënjyer, ndaj vëren se ai e kishte vjedhur telefonin e shoqes. E veshur me asgjë tjetër pos rrobave për larje, ka vrapuar për afro 15 metra dhe e rrëzon hajnin.

“Ai provonte të ikte, por e mbajtëm fort derisa erdhi Policia për ta arrestuar. Ishte instinkt. Më duhej të veproja, megjithëse nuk e kisha uniformën”, ka thënë Kallner për ngjarjen, ku është ndihmuar nga një shoqe e saj. /Telegrafi/