Telegrafi

Policja injoroi dënimet, deri sa ato arritën në 36 mijë euro

Siç raportojnë mediat austriake, policja ka qenë e urdhëruar që të paguajë 1000 euro, si pjesë e masave disiplinore, por duket se do të mbajë punën e saj, pasi ajo ka bërë përpjekje për të shlyer 7000 euro, prej borxhit total të gjobave prej 36.000 eurosh, transmeton Telegrafi.

Rasti doli në dritë kur departamenti adekuat kishte dërguar një kërkesë për pagesë në departamentin e policisë së shtetit. Në këtë pikë, borxhi për gjobat e papaguara kishte arritur në 23.750 euro.

Policia tha se problemet e saj kishin arritur deri në atë pikë, sepse ajo ishte e pakujdesshme dhe kishte harruar të paguante gjobat fillestare.

Kur faturat për gjobat e papaguara filluan të ngrihen ajo u përpoq të pretendojë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Ajo i injoroi paralajmërimet dhe njoftimet për dënim nga departamenti, transmeton Telegrafi.

Kur e pyetën se pse ajo vazhdoi të parkojë makinën e saj në zonat e parkimit afatshkurtër dhe nuk e përdori transportin publik, ajo tha se i dukej më e përshtatshme përdorimi i makinës për transport.

Oficerët e policisë në Vjenë mund të përdorin transportin publik falas dhe ajo gjithashtu mund të ketë aplikuar për leje parkimi, cila do t’i kishte lejuar asaj për të parkuar jashtë stacionit policor ku ajo punon.

Pas marrjes së dy paralajmërime zyrtare nga eprorët e saj, pas së cilës gjobat mbeten të papaguara, punëdhënësit e saj vendosën për të marrë masa disiplinore.

Megjithatë, një raport zbuloi se ajo ishte ende plotësisht e aftë për të shërbyer si një oficere e policisë dhe të mbante një armë. /Telegrafi/