Atmosfera e tifozëve shqiptarë po iu lë përshtypje të gjithëve.
Qyteti i Lyonit është i stërmbushur me tifozë shqiptarë, të cilët kanë ardhur në përkrahje të kombëtares për ndeshjen me Rumaninë, e vlefshme për grupin A të Euro 2016.
Atmosfera e krijuar nga tifozët e pranishëm nuk po iu lë përshtypje vetëm gazetarëve dhe medieve nga e gjithë bota.
Kjo pasi, edhe një police franceze është e mahnitur me atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë, ku nuk rezistoi dot dhe bëri edhe një foto për kujtim.