Anxhelina Bregu, inspektore e trafikut urban në Policinë Rrugore të Shqipërisë tha se sipas statistikave janë 568 raste që janë ndëshkuar për parakalim të gabuar.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians“ në Euronews Albania, ajo theksoi se parakalimet e gabuar sjellin rrezik për jetën e njerëzve, duke shtuar se do të ketë ashpërsim të masave për këtë shkelje rrugore.
Mes të tjerash ajo nënvizoi se parakalimi i gabuar do të konsiderohet vepër penale.
“Ka drejtues mjetesh që janë korrekt dhe respektojnë rregulla. Për shkak të parakalimeve të gabuara, policia e Tiranës duke iu referuar statistikës, kemi 568 raste që janë ndëshkaur për parakalim të gabuar. Përsa i përket disa shkeljeve do të ketë një ashpërsim tek kodi rrugor. Parakalimi i gabuar do të konsiderohet vepër penale. Kemi shumë humbje jete për shkak të parakalimit të gabuar”, tha ajo. /Telegrafi/