Policja e përfshirë në incidentin me funksionarin e BDI-së, Beqir Asani, ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.
24Vesti bën të ditur se ekipi i këtij televizioni e ka hasur policen duke dalë nga ndërtesa e Prokurorisë. Një ditë më parë, Prokuroria njoftoi se ka hapur procedurë për incidentin në fjalë.
Përndryshe, gjatë tentimit të karotrecit që të largojë veturën e Beqir Asanit, ka ardhur deri te një përplasje verbale ndërmjet tij dhe polices. Policja rastësisht gjatë tërheqjes është përplasur për karotreci dhe është lënduar.
MPB-ja dhe vetë policja kanë konfirmuar se nuk ka patur përplasje fizike, edhe pse në vendin e ngjarjes është parë personel i shtuar policorë./Telegrafi/