Site icon Telegrafi

Policja australiane që ishte jashtë detyre theret disa herë me thikë nga ish-bashkëshorti – gjithçka ndodhi para syve të fqinjëve – prangoset sulmuesi

Një burrë akuzohet për tentim vrasje, pasi besohet se vazhdimisht kishte therur me thikë ish-bashkëshorten, e cila me profesion është police dhe që në ato momente kritike ishte jashtë shërbimit, derisa fqinjët shikonin të habitur.

Gruaja 46-vjeçe, besohet se ishte sulmuar derisa po tentonte të kërkonte ndihmë nga fqinjën ne Aberdeen në veriperëndim të Sydney, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve, policia kishte ndërhyrë para se ish-bashkëshorti 48-vjeç të futej në shkurre, ku edhe u kap e u prangos.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gruaja e pushtuar nga paniku vrapon, e nga pas i vihet ish-bashkëshorti.

Dëshmitarët kanë thënë se ajo qante dhe kërkonte ndihmë, para se të sulmohej.

Pas plagëve të marra, ajo u dërgua me urgjencë në spital ku pas intervenimit kirurgjik gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar. /Telegrafi/

Exit mobile version