Site icon Telegrafi

Policja më atraktive në botë: Gjatë ditës në krye të detyrës, në mbrëmje është modele të brendshmesh (Foto)

Samantha Sepulveda është një police, e cila pos që është në krye të detyrës në profesionin e saj, angazhohet edhe si modele e veshjeve të brendshme dhe kostumeve të larjes.

Pozat e saja seksi kanë bërë që 32-vjeçarja të sigurojë mbi 141 mijë ndjekës në Instagram dhe ky numër rritet vazhdimisht.

Në fushën e modelimit u inkuadrua përmes një shoqes së saj

Ajo është fanatike e fitnesit, e cila e ushtron feminitetin e saj me efektivitet më të madh se armën, njofton Telegrafi.

Bukuroshja iu bashkua policisë në vitin 2010, ndërsa tre vite më pas filloi të punonte për një kompani të brendshmesh dhe bikinish.

E lindur në Republikën Dominikane, Sepulveda shkoi në Shtetet e Bashkuara si pesëvjeçare. Nëna e saj punonte në një fabrikë gjatë kohës kur ajo dhe motra e saj ishin të vogla.

Një police edukuar, e cili bukurinë e ka armën më të fortë

Ka studiuar në Universitetin Massachusetts dhe ka diplomuar në menaxhment, ndërsa më pas ka bërë master në Financa në Universitetin Hofstra. Sidoqoftë, në vend se të bëhej një agjente burse, ajo zgjodhi të bëhej police. /Telegrafi/

Exit mobile version