Telegrafi

Policja angleze ndal personin që dyshonte se kishte vjedhur veturën, ai tenton ta shtyp – shpëton mrekullisht (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një police për “një fije floku” i shpëton vdekjes, kur shoferin e një veture të cilën e kishte ndalur, lëviz me veturën e vjedhur dhe për pak sa nuk e shtyp.

James Turner, 56-vjeç, e kishte përplasur në tokë policen Amy Macaulay me veturën Nissan Juke Acenta, pasi ajo e kishte ndalur në Ipswich sepse dyshonte se ishte e vjedhur, transmeton Telegrafi.

Macaulay fillimisht ishte munduar të konfrontohet me Turner që hapi derën e pasagjerit, dhe më pas u mundua të ikë nga vendi duke e goditur derisa lëvizte nga pas.

Megjithatë ai nuk arriti të largohet edhe aq larg, pasi u kap nga patrullat e tjera të policisë, kurse policja Macaulay ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Turner është shpallur fajtor dhe tani do të vuaj dënimin prej dy viteve burgim në Angli. /Telegrafi/