Shikuar përgjithësisht në parim këto dy institicione të shtetit parasëgjithash duhet të kenë kooperim të një funksionimi normal midis tyre sikurse të gjitha intstitucionet tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por në fakt këto dyja forca sikur kanë të përcaktuara detyrat për qëllime specifike edhe në bazë të kushtetutës përkatësisht edhe ligjërisht ndahet fushëveprimi por të hapur për bashkëpunim.
Megjithate çfarë po mendohet të realizohet në kuadër të këtij bashkëpunimi apo thënë në terma profesional ky model i koordinimit operacional në fusha të ndryshme për qëllime si në gjetjen e personave që kërkohen, kontrollin e trafikut, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, informim e komunikim etj., sikur po ngatërrohen kompetencat e FSK-së akoma pa përmbushur kapacitetet e plota operacionale brenda kuadratit të të qenurtit në pritje të Forcës së Armatosur të RKS-së. Kësaj të fundit po i ipen detyara jashtë profilit të saj e që për këto lloj aktivitetesh ekskluzivisht “policiore” mirret tani e dymbdhjetëvejt PK-ja ku brenda saj janë në funksion të gjitha mekanizmat e parandalimit, luftimit, madje të ndalimit me forcë, zotërimit të arresimit të çfardo lloj krimineli që vendoset në mënyrë operacionale dhe “urdhërave politik” të zbatohet.
Pra në çdo situatë që mund dhe duhet të intervenohet ajo edhe mund të bëhet, përjashtimisht në situata të jashtëzakonshme që mundë të eskalojnë dhe në paundësi të parandalimit të shtrirjes, përmasave të ndikimit kriminal siç ishte krijuar muaj më parë në veri e që për këtë duheshte të kishte koordinim operativ midis PK–së, trupa të FSK–së dhe KFOR–it atje gjithsesi.
Në rrafshin e komunikimit e të informimit që parasheh ky dokument, e që obligon që edhe me këtë punë të mirret FSK–ja, ekziston institucioni i pavarur dhe funksional – opreativ AKI, që mirret me këto punë dhe që trajton këto fenomene, dhe jo detyrimisht apo njëtrajtshëm FSK –ja edhe pse merr pjesë në Këshillin e Sigurisë të Kosovës ku përfaqësohet dhe është anëtarë i përherëshëm me autoritet ekzekutiv në cilësinë e ministrit apo në mungesë, përfaqësohet nga zvëndësministri.
Shteti ynë, Kosova dhe shoqëria e saj e sidomos rrugët dhe zonat e veçanta të saj duhet të ç’militarizohen dhe jo të militarozohen akoma më shumë e aq më keq kur kjo bëhet në momente të pa nevojshme dhe kur situata e brisht, i referohem veriut edhe pse shumë e vështrirë ka shenja të normalizomit, nëse jo sipas vullnetit do të bëhet sipas detyrimit politik, por jo të dhunës.
Cila është logjika e veprimit dhe çfarë mendohet të arrihet në një situatë e kualifikuar si “gjendje normale”, të nivelit të sigurisë shumë të kënaqshme të ketë trupa të uniformuara ushtarake që të patrullojnë me policinë dhe të rregullojnë trafikun dhe të orientojnë shoferët me semaforët.
Këto praktika nuk janë të dëshirueshme në një shtet që dita në ditë po normalizohet në rrugën e saj drejtë proceseve euroatlantike dhe po thuajse përjashtimisht veriun në asnjë situatë tjetër nuk ka nevojë që në rrugët tona të hasemi në trupa ushtarake, të paktën në gjendje paqe të mos na krijohet përfytyrimi nga e kaluara e hidhur dhe i ngjashëm me pamjet e vendeve të Lindjes së Mesme.
Sa i përketë infrastrukturës kritike që mendohen të jenë të gjitha ato vende ky seriozisht cenohet rendi dhe ligji, sovranitetit dhe rikthimi i situates së pasigurisë në pikën fillestare, atëhetë edhe FSK–ja mund të luaj rol të rendësishëm me njësitë intervenuese e paisur mirë me mjete ushtarake dhe logjistikë të nevojshme, e që detyrimisht edhe PK-ja dhe FSK-ja duhet të paiset me helikopter që të ketë aftësinë e zbarkimit në çdo situatë që kërkohet në tërë teritorin e Republikës së Kosovës. Përgjithësisht duhet patut kujdes nga krijimi i paragjykimeve që FSK–ja të policohet pa nevojë sikurse bashkëkarisht me te të mos militarozohet edhe PK–ja.
Kjo, jo që nuk mund të ndodhë, por nuk duhet a të punohet në këtë drejtim dhe të humbet kohë, sikurse çdo ditë e më shumë duhet shpenzuar të gjitha energjitë e shtetit në plotësimin dhe modernizimin e paisjeve të dyja institucioneve që sa më parë të jenë të afta me kapacitete njerëzore, tipike profesonale në drejtimet përkatëse dhe të paisur mire me mjete teknike dhe teknologjike. Dhe, naturshëm pa paragjykime sa herë që këkon nevoja jo vetëm PK-ja dhe FSK–ja , por të gjitha ministritë janë të obliguara për qëllime startegjike publike dhe zakonisht jo publike, por pa moralizim emocional, apo militarizim të moralit policor, por të efikasitetit dhe funksionalitetit të njëra tjetrës të bashkëpunojnë, bashkërendojnë zhvillimin e politikave, zbatimin e tyre opreacional me qëllim të plotësimit të kuadrit kushtetues, të ruajtës së paqes dhe zbatimit të ligjit në tërë territorin dhe për të gjithë qytetarët e saj.
(Autori ka diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke përfunduar studimet pasdiplomike të magjistraturës në UEJL, në Shkencat Politike)