Telegrafi

Policia zvicerane zbulon gjermanen e zhdukur që 12 vjet

Ajo sipas të gjitha gjasave kishte qëndruar vite me radhë në malet e Austrisë, Italisë dhe Zvicrës.

Në momentin e gjetjes ajo ishte e strehuar me një çadër (tendë) që e kishte bërë vet nga disa plaçka. Se se si është ushqyer dhe si ka jetuar, ende nuk jepen detaje, përpos deklaratës së saj se ajo gjendet këtu me një "mision".

Të zhdukurën së pari e ka takuar kryetari i komunës së Bolligenit, Rudolf Burger. Bëhet me dije se gjermania e zhdukur emri i së cilës nuk është publikuar, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk dëshiron që të ketë kontakt me familjen dhe as me mediat.