Policia në qytetin zviceran të Winterthur i ka kthyer një kuletë pronares së saj, tre dekada pasi i ishte vjedhur asaj.
Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, kuleta i ishte gjetur në një bosht të ventilimit nga punëtorët që kryen punime përmirësimi në një garazh parkimi në qytet.
Ndërsa nuk përmbante para, kuleta e vjedhur përmbante artikuj, përfshirë karta krediti dhe dy bileta autobusi falas, të cilat skaduan në fund të marsit 1988.
Punëtorët në garazhin e parkimit dorëzuan kuletën në polici e cila shpejt identifikoi pronaren – tani 56 vjeçe dhe një shërbyes publik në qytet.
Siç bëhet e ditur, kuletën ia kishin vjedhur asaj në vitin 1988, kur gruaja ishte vetëm 24-vjeçe.
Ajo tha që të shohësh përsëri çantën ishte si “një udhëtim në kohë”.
Çfarë e ka gëzuar më së shumti pronaren ka qenë një foto e burrit, me të cilin ajo është martuar edhe sot e kësaj dite. /Telegrafi/