Telegrafi

Policia zbulon shitësin e drogës, që lavdërohej për luks në rrjetet sociale (Foto)

Levi Watson ndalohet nën dyshimin se është i përfshirë në një rreth të shitjes së drogës. Ai thotë se bën jetë të qetë në West Midlands të Britanisë së Madhe. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe 29-vjeçari bie në pranga, pasi llogaria tij në Instagram zbuloi të vërtetën.

Mijëra ndjekësve të tij, ai ua kishte dëshmuar jetën luksoze që bën, përfshirë ‘larjen me para’, udhëtimet me jahte dhe helikopterë, transmeton Telegrafi.

Kanë mjaftuar imazhet ku shihen paratë, super-veturat, tshampanjat e shtrenjtë dhe armët, që Policia të ngre dyshime ndaj tij,.

Pas një intervistimi të detajuar, Watson e ka treguar rolin që ka në grupin kriminal që shet dhe kontrollon trafikun e drogës, si dhe përfitimet e deritanishme.

Ndaj tij është ngritur akuza për shitje të substancave të ndaluara, fshehje dhe posedim të materialit të përfituar jashtëligjshëm, ndërsa pritet që së shpejti të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/