Gjatë ditës së djeshme kishte aksion policor ku u arrestuan 5 persona edhe atë D.T (25), E.M (35), Zh.P (46), S.Ç.Z (38) dhe B.F (44), të gjithë nga Shkupi.
Policia kontrolloi katër lokacione në Shkup nga ku ka zbuluar laboratur për prodhimin e amfetaminës si dhe drogë në vlerë prej gjysmë milioni euro.
Gjatë aksioninit janë zbuluar rreth 7 kilogramë drogë amfitaminë, një kilogram kokainë, rreth 22 kilogramë marihuanë, rreth 3.000 ekstaza, pushkë automatike “Kallashnikov”, 667 plumba të kalibreve të ndryshme, peshore digjitale me mbetje nga amfitaminë, pajisje për prodhimin e drogës sintentike amfetaminë, para, fletore me lista të ndryshme etj.
Aksioni ka vijuar me urdhër të Prokurorit Publik dhe ka pasur hetim gjatë muajit janar, shkurt dhe mars./Telegrafi/