Site icon Telegrafi

Policia zbulon cigare të ngarkuara në shtatë kuaj (Foto)

Policia kufitare në Jabllanicë të Pejës, sot në orën dy të natës ka gjetur cigare në shtatë kuaj të ngarkuar me to.

Sipas njoftimit të Policisë, në rajonin e Pejës, policia kufitare gjatë patrullimit në këmbë në fshatin Jabllanicë në pjesën që lidhet me Bjeshkën e Sojevës, rreth orës dy të natës, ka vërejtur me dylbi në largësi disa kuaj të ngarkuar.

“Policia ka arritur t’i ndalojë shtatë kuaj të cilët ishin të pa shoqëruar me njerëz. Ngarkesa që bartin kuajt ishte 50 paketa me 25 mijë copë pako cigaresh. Duhani i konfiskuar në bazë të mbishkrimit dyshohet se është prodhim i Serbisë”, thuhet në komunkiatën e Policisë, përcjell Telegrafi.

Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet policore si dhe është njoftuar prokurori dhe dogana e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version