Telegrafi

Policia zbulon armë dhe municion tek një person në Tetovë

Policia mbrëmë ka gjetur armë dhe municione gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të R.R. (63) nga Tetova.

“Në bazë të urdhrit gjyqësor, mbrëmë në orën 21:00 policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në rrugën “Andrej Stojanoviq” tek personi R.R. (63) nga Tetova. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar pushkë automatike, 29 plumba nga pusha automatike 7.62 mm, një pistoletë “glok” me shtatë plumba, 25 plumba pistolete të kalibrit 7.62 dhe shtatë plumba pistolete magnum 357″, deklaronë nga MPB.

Nga atje njoftojnë se R.R. është arrestuar dhe pas plotësimit të dokumentacionit për rastin kundër tij do të ngitet kallëzim penal./Telegrafi/