Site icon Telegrafi

Policia zbulon 77 kilogramë mariuhanë në Shtip

Tek një 40-vjeçar nga Shtipi është zbuluar 77 kilogramë mariuhanë dhe iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Zëdhënësja e SPB në Shtip, Gordana Panajotova sot në konferencë për shtyp tha se mariuhana është zbuluar tek B.S. i cili para dy ditëve me biçikletë ka lëvizur përgjatë rrugës rajonale Shtip-Pllaçkovica, tek fshati Star Karaorman. Ai është ndaluar pas urdhrit policor, ku pasi është kapur, tek ai janë gjetur dy qese me mariuhanë me peshë prej tri kilogramëve.

“Dje, më 2 nëntor, është kryer kontroll, e realizuar me urdhër të gjykatës në shtëpi dhe në ambientet ndihmëse në rrugën “Sremski Front” në Shtip, ku jeton personi B.S., me çka janë gjetur më shumë qese najloni me drogë narkotike marihuanë me peshë totale prej 74 kg dhe sende të tjera”, shpjegoi Panatova.

Kundër personit është ngritur akuzë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe lëshimi i paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”./Telegrafi/

Exit mobile version