Sektori për Punë të Brendshme Strumicë, zyra e jashtme për veprat penale Vallandovë, pranë Prokurorisë Publike në Veles, ngriti padi penale kundër D.P (47) nga fshati Brajkovc i Vallandovës.
Ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitjen e paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Me urdhër për kontroll në shtëpi dhe vendet ndihmëse nga ana e gjyqtarit me procedurë paraprake, dje është është kryer kontroll tek i dyshuari, deklarojnë nga MPB.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur 7.6 kilogramë mariuhanë.
Me urdhër të gjyqtarit nga procedura paraprake iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë./Telegrafi/