Site icon Telegrafi

Policia zbulon 28 emigrantë në një furgon në rrugën Vallandovë-Strumicë

Policia e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme ka zbuluar 28 emigrantë ilegal.

Siç njoftojnë nga MPB, në drejtimin rrugor Vallandovë – Strumicë para hyrjes në fshatin Kosturinë, mbrëmë në ora 20:45 gjatë kontrollit në automjetit për udhëtarë “Renault”, me tabela të Manastirit, nëpunës policor nga Stacioni i policisë Dojrani i Vjetër kanë gjetur 28 persona emigrantë, ndërsa shoferi i automjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes.

Nga MPB informojnë se emigrantët u janë dorëzuar nëpunësve policor të Qendrës rajonale për punë kufitare Lindje për procedurë të mëtejme.

Exit mobile version