Siç njoftojnë nga MPB, Departamenti për Kriminalistikë pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me SPB Shtip – Zyra e jashtme për punë kriminalistike Dellçevë sot në fshatin Grad të Dellçevës gjeti 12 rrënjë marihuanë.
Sipas raportit policor, kanabisi ka qenë e lartë prej 75 deri në tre metra.
Me urdhër të prokurorit publik, rrënjët janë marrë për ekspertizë dhe po ndërmerren masa shtesë për zbulimin e plotë të rastit./Telegrafi/