Policia e Los Angelosit ka vrarë dy persona, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare që po përpiqej të provonte veshje të reja, pasi hapi zjarr brenda një dyqani veshjesh.
Një plumb goditi adoleshenten teksa ishte në dhomën e zhveshjes me nënën e saj duke provuar fustanet për një festë ditëlindjeje.
Policia thotë se të shtënat kanë ardhur pas raportimeve për të shtëna nga një burrë brenda dyqanit. I dyshuari u qëllua për vdekje, por nuk u gjet asnjë armë.
Departamenti i Drejtësisë i shtetit po heton aktualisht të shtënat, raporton bbc.
Dëshmitarët dhe punonjësit e dyqanit i thanë mediave lokale se një burrë po vepronte në mënyrë të çrregullt brenda dyqanit dhe po thyente vitrinat.
Ndryshe, si pjesë e hetimeve, departamenti pritet të publikojë një video të incidentit, duke përfshirë edhe kamerat në trupin e policëve dhe kamerat e sigurisë Burlington. /Telegrafi/