Telegrafi

Policia vazhdon me aksionet kontrolluese në Shkup, shqiptohen 149 masa

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditë së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në komunikacion.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 149 masa, prej të cilave 15 janë për tejkalim të shpejtësisë, 24 për vozitja pa leje, 19 për mosregjistrim të automjeteve, tre gjoba për drejtimin e automjetet nën ndikimin e alkoolit, 11 për përdorim të telefonit celularë, dy për tejkalim jo të rregullt dhe pesë për kalim në të kuqe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se këto aksione do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim,

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thonë nga MPB./Telegrafi/