Policia ushtarake e FSK-së së bashku me policinë ushtarake të Shqipërisë, kanë kryer stërvitje së bashku në detyrat specialisitike të policimit ushtarak.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se së bashku jemi gjithmonë më të fortë.
“Ushtarakët e Policisë sonë Ushtarake dhe vëllezërve nga Shqipëria, stërviten së bashku në detyrat specialistike të policimit ushtarak.
Ky trajnim që realizohet në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkim – Shpëtimit në Pomozotin është i fokusuar në përvetësimin e njohurive në kompaktësimin e togut, menaxhimin e turmave dhe pikave të kontrollit. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/