Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, policia sot në mëngjes ka bastisur universitetin ‘MIT’, bën të ditur Plusinfo nga burime të PTHP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë universitet më herët ishte profesor zëvendësministri aktual i brendshëm Oliver Andonov, i cili edhe më pas u shkarkua.
Pronarja e Universitetit, Biljana Apostolova, bëri një kritikë të hapur ndaj qeverisë.
Portali pro-qeveritar Press 24 raportoi se në kuadër të aksionit nën emrin e koduar “Erasmus 2”, gjatë bastisjes në banesën e pronares ka gjetur dy indekse, njëri prej studentëve-turk, ishte i regjistruar në stomatologji, për çka universiteti nuk ka leje për punë, kurse në zyrat e fakulteti janë gjetur edhe listat e studentëve që janë regjistruar në stomatologji dhe fizioterapi, për të cilën universiteti poashtu nuk ka leje. /Telegrafi/