Site icon Telegrafi

Policia turke vret një militant të ISIS-it

Një militant i dyshuar i Shtetit Islamik është vrarë nga policia turke, për shkak se i njëjti dyshohej se po përgatiste një sulm vetëvrasës me bombë.

Ai është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, raporton AA.

Policia kishte kërkuar dorëzimin e tij gjatë një operacioni të zhvilluar në periferi të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.

Exit mobile version