Site icon Telegrafi

Policia turke ndalon 13 të dyshuar për sulmet terroriste në Stamboll

Policia turke ka bastisur disa nga vendet ku besohet se janë militantët e dyshuar të të ashtuquajturit Shteti Islamik, për sulmin vetëvrasës në aeroportin Ataturk të Stamboll.

Sipas BBC, së paku trembëdhjetë të dyshuar janë marrë në pyetje në Stamboll dhe shumë të tjerë në qytetin e Izmirit, transmeton KosovaPress.

Një zyrtar turk i ka treguar AFP-së se sot herët në mëngjes, policia kishte bastisur gjashtëmbëdhjetë lokacione dhe ka marrë në pyetje trembëdhjetë të dyshuar, duke përfshirë edhe tre shtetas të huaj.

Turqia beson se ISIS qëndron pas sulmeve vetëvrasëse me bombë ku u vranë 42 njerëz dhe më shumë se 230 u plagosën

Exit mobile version