Policia turke ka bastisur zyrat e “Zaman”, gazetës më të madhe të vendit, disa orë pas një vendimi të gjykatës e cila e vendosi atë nën kontrollin e shtetit.
Policia hyri në ndërtesën në Stamboll të premten vonë, duke gjuajtur me gaz lotsjellës mbi protestuesit të cilët ishin mbledhur jashtë.
Zaman është i lidhur ngushtë me lëvizjen Hizmet.
Turqia thotë se Hizmet është një grup “terrorist” me qëllim për të rrëzuar qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Gazeta ka një tirazh ditor më shumë se një milion kopje. Caktimi i një administratori shtetëror, praktikisht do të thotë mbyllje të saj, siç ka ndodhur edhe me shumë media të tjera.