Në vazhdimin e hakmarrjes së ashpër nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, policia turke ka njoftuar se e ka arrestuar nipin e klerikut Fetullah Gulen
Muhammet Sait Gulen është arrestuar në Erzurum, njoftojnë mediat turke.
Qeveria në Ankara e akuzon ish-aleatin e Erdoganit që jeton në SHBA se e ka organizuar grusht-shtetin e dështuar të 15 korrikut.