Site icon Telegrafi

Policia tregon se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur në Londër (Foto)

Policia metropolitane ka lëshuar një komunikatë për media, ku shpjegon në detaje lidhur me panikun e krijuar në rrugën Oksford dhe në stacionin e metrosë “Oxford Circus”.

Sipas raportit thuhet se policia kishte pranuar disa telefona për të shtëna armësh që janë dëgjuar në stacionin e metrosë afër rrugës Oxford, gjë që detyroi autoritetet e sigurisë t’i përgjigjen telefonatave dhe të binden nëse kanë “të bëjnë me terrorizëm”, transmeton Telegrafi.

Incidenti filloi pas disa raportimeve për të shtëna në afërsi të hekurudhës në metronë e Londrës, ku më pas pasagjerët filluan të vrapojnë dhe evakuohen nga policia në zona më të sigurta. Si pasojë e panikut, telefonatat në stacionet e policisë sa vinin e rriteshin, dhe për këtë arsye u krijua një kaos në kryeqytetin e Anglisë.

“Rreth orës 16:38 të premten e 24 nëntorit, policia filloi të pranoj dhjetëra telefonata brenda një periudhe të shkurtë kohore, për të raportuar të shtëna armësh në disa lokacione të ndryshme në rrugën Oksford si dhe në metronë Oxford Circus. Për shkak të natyrës dhe informatave që i pranonim, policia metropolitane ka dalur në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë e nevojshme, për të konstatuar nëse ka të bëjë me terrorizëm apo diçka tjetër. Dhe pas kontrollit disa orësh në zona e raportuara për të shtëna, është konstatuar se nuk kishte dëme materiale, prova për të shtëna apo të dyshuar”, thuhej në komunikatë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version